Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Milan bën goditjen e dytë, arrihet marrëveshja me ish-lojtarin e Juventus…

Mario Manxukiç do të jetë lojtari më i ri i Milanit. Sipas mediave italiane marrëveshja mes palëve është arritur dhe ditën e hënë ose të martë, sulmuesi kroat pritet të zyrtarizohet te kquezinjtë.

34-vjeçari rikthehet kështu në Serinë A, ku luante deri para një viti, kur ishte pjesë e Juventusit. Marrëveshja është arritur për një kontratë deri në qershor të vitit 2022, më mundësi rinovimi edhe për 1 vit tjetër.

Drejtuesit e Milanit kanë marrë edhe miratimin e Zlatan Ibrahimoviçit për këtë lëvizje, i cili është një lojtar i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes për lojtarët e Milanit.

Suedezi nuk është menduar fare për ish-lojtarin e Juves, pasi është i bindur se me të mund të bëjnë mirë, duke parë edhe karrierën, ku ka luajtur me klube të mëdha, si Bajerni, Ateltiko Madrid dhe Juventus.

Related posts

E PAPRITUR/ Krizë te Kosova, futbollisti “rebelohet” ndaj Shalandit. Gati të marrë vendimin ekstrem

Delo.autor

E BUJSHME/ Ronaldinho arrestohet përsëri, dërgohet në burg të sigurisë së lartë! (FOTO)

Delo.autor

INTER-MILAN/ Coppa Italia: Të dy skuadrat kërkojnë fitoren në këtë super ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment