Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA KUKËSI TEK KASTRIOTI/ Superiorja me 73 golashënues të ndryshëm, ja statistikat e 14 javëve të para…

Përmes faqes së vet në internet, FSHF na ka njohur sot me disa statistika, që evidentojnë ekipet, të cilat kanë më shumë lojtarë në listën e golashënuesve të tyre: Duke vëzhguar statistikat dhe renditjen e golave të Kategorisë Superiore vëmë re se në 14 javët e parat kampionatit janë plot 73 futbollistë të ndryshëm që kanë shënuar 158 gola në total. Por cilat janë skuadrat që kanë më shumë lojtarë, të cilët kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës?

Në këtë klasifikim të veçantë vëmë re se Skënderbeu është skuadra që ka më shumë lojtarë në listën e golashënuesve të këtij kampionati, plot 10 të tillë. Ndërsa, Vllaznia dhe Partizani janë dy skuadrat e tjera, që kanë shumë opsione në fushë për të gjetur golin, me nga 9 lojtarë secila, që kanë shënuar të paktën një gol këtë sezon. Gjithashtu, në këtë renditje specifike, Apolonia dhe Kukësi janë skuadrat që kanë më pak lojtarë në listën e golashënuesve të Kategorisë Superiore”.

Related posts

Bessa: Rikthimi te Interi? Për momentin mendoj për Veronën

Q.Autor

Costa nuk zhgënjen, muaji i çmendur tek Atletico është mbyllur me një trofe

Q.Autor

STATISTIKAT/ Asnjë lojtar si ai, njihuni me shkatërruesin më të mirë të Champions-it

Delo.autor

Leave a Comment