Futboll Seria A Sport

CAGLIARI-MILAN/ “Kuqezinjtë” kërkojnë të triumfin për të kryesuar i vetëm në renditje (FORMACIONET ZYRTARE)

Edhe pse me 8 mungesa, Milani i Stefano Piolit, do të kërkojë të triumfojë në sfidën e mbrëmjes së sotme në transfertë ndaj Kaljarit, për të kryesuar i vetëm me diferencë +3 nga ndjekësit e Interit.

Kuqezinjtë do të kenë përballë skuadrën e Antonio Di Françeskos, që po përjeton një krizë të thellë rezultatesh me 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit, duke u pozicionuar në vendin e 17-të.

Leao, Selemekers, Benaser, Teo Hernandez, Çalhanoglu, Rebiç, janë 6 mungesat më të rëndësishme për kryesuesit e kampionatit, duke shtuar këtu edhe Kruniç dhe Gabia, që janë zgjedhje dytësore. Ndërkohë lajm pozitiv është fakti se nga minuta e parë, do të luajë Zllatan Ibrahimoviç, i cili do të jetë një pikë referimi në sulm, për të udhëhequr skuadrën drejt suksesit.

KALJARI – MILAN

FORMACIONET ZYRTARE:

KALJARI (4-3-2-1): Kranjo; Zapa, Çepiteli, Godin, Lykoxhanis; Marin, Naingolan, Dunkan; Pereiro, Zhoao Pedro; Simeone.

MILAN (4-2-3-1): Donaruma; Kalabria, Kjaer, Romanjoli, Dalot; Kesi, Tonali; Kastijeho, Brahim Diaz, Hauge; Ibrahimoviç.

Related posts

Emblema e Man United, kundër rrymës: SHKARKIMI I MOURINHOS e thellon përçarjen

Isa.Autor

ËSHTË NJË SUPER TALENT/ Objektivi i Barcelonës është ky lojtar…

Isa.Autor

NË PRAG TË SFIDËS ME LAÇIN/ Formacioni i trajnerit Gega varet nga…

Delo.autor

Leave a Comment