Futboll Seria A Sport

“FAJI NUK I NGARKOHEJ…”/ Djali i Pirlos iu bën jehonë kritikave “sociale” ndaj Juventus dhe Allegri-t

Barazimi kundër Udinese në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Serie A i ka zhgënjyer tifozët e Juventusit. Skuadra e Allegrit, pas avantazhit fillestar të nënshkruar nga Dybala dhe Cuadrado, u përmbys në fazën finale, duke marrë në shtëpi vetëm një pikë.

Rezultati nuk e kënaqi Max Allegrin, por as mbështetësit bardhezinj, të cilët shfrynë me një sërë ankesash në rrjetet sociale, veçanërisht duke nënvizuar paraqitjen zhgënjyese të portierit Szczesny. Ndër komentet, megjithatë, ishte edhe dikush që tashmë e ka vënë në dyshim punën e trajnerit të Juventusit.

Futbolli është i mirë sepse, nëse Juve do të kishte shënuar dy gola sezonin e kaluar dhe do të barazohej, faji i ngarkohej vetëm një personi. Këtë sezon, megjithatë, nuk ka më objektiv”, – ka shkruar një fans, duke publikuar foton e Pirlos. Mesazhi, i shkruar në mbrojtje të ish-trajnerit të Juventusit, nuk kaloi pa u vënë re.

Mendimi i tifozit në fjalë u rimor menjëherë nga Nicolò Pirlo, djali i ish-trajnerit të Juventusit. Ai e postoi foton në profilin e tij në Instagram, duke shtuar “emoji” e duartrokitjeve. Një shenjë e qartë se i bashkëndan plotësisht fjalët e shkruara nga mbështetësi i “Zonjës së Vjetër”. Nuk është hera e parë që djali i Pirlos evidenton kështu qëndrime në rrjetet sociale. Këtë here, sidoqoftë, ai ka zgjedhur ta fshijë postimin, ndoshta pasi ka marrë kritika.

Related posts

REAL MADRID-MALLORCA/ Ndizet sfida në “Bernabeu”, realizohen 2 gola për 60 sekonda (VIDEO)

Delo.autor

SULMUESI SHQIPTAR ARRIN AKORDIN/ Albian Ajeti shumë pranë kalimit në Angli tek…

Delo.autor

MENDON PËR MERKATON E VERËS/ Manchester City kërkon yllin e Atalantës, ja çmimi që vendosin bergamaskët…

Delo.autor

Leave a Comment