Futboll Kategoria Superiore Sport

“GATI PËR TË FITUAR DERBIN E KRYEQYTETIT”/ Sulmuesi Solomon: Ndaj Skënderbeut ishte e vështirë të luaje futboll

Partizani mori një fitore tepër të rëndësishme 1-2 përballë Skënderbeut, duke u rikthyer te triumfi pas dy sfidash. Golin e dytë e shënoi Theofilius Solomon, i cili për “Panorama Sport” pas ndeshjes u shpreh i lumtur.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë dhe një terren i pazakontë, por që e interpretuam mirë. Në fusha të tilla është e vështirë të luash futboll dhe normalisht që duhej një tjetër zgjidhje. Besoj se udhëzimet e trajnerit para ndeshjes na bënë që të fitonim këtë takim, pasi ishte e vështirë.

Ne nuk kishim eksperiencë të mëparshme në këtë terren. Për mua është diçka e veçantë, pasi i shtohet një tjetër eksperiencë në CV-në time. Gjithsesi, na vjen mirë që fituam dhe lamë pas atë barazim me Apoloninë”, tha Solomon. Ndërsa për ndeshjen derbi kundër Tiranës, që luhet ditën e enjte, sulmuesi nigerian tha: “Tani duhet të shohim përpara, pasi kemi një derbi për të fituar”.

Related posts

ÇIFTI SIMPATIK/ Danielle Knudson dhe PATO më të LUMTUR se kurrë…(FOTO)

Isa.Autor

(VIDEO) Di Maria i “magjishëm” realizon golin e dytë për PSG

Q.Autor

TËRMETI TRAGJIK/ Situata e vështirë, FSHF-ja merr vendimin për shtyrjen e…

Delo.autor

Leave a Comment