Futboll Seria A Sport

MANDZUKIC NIS STËRVITJEN ME MILAN/ Tifozeria e Juventus i shkruan letër, ja përgjigja e yllit kroat…

Tifozeria e Juventusit nuk harron Mandzukic! Sigurisht pasi i ka dhënë shumë bardhezinjve duke fituar trofetë dhe me golat e tij…

Në një postim të gjatë përmes Instagram, Curva Sud bardhezi përshëndeti Mario Mandzukic, i cili sot u bë zyrtarisht një lojtar i Milanit dhe nisi edhe stërvitjet.

“Marione, gjithmonë do të qëndrosh në zemrat e të gjithë neve, për atë që ke bërë, për lidhjen me fanellën, për marrëdhënien e veçantë që kishte me të gjithë ne. Ne të donim për vendosmërinë që vije në çdo ndeshje; Ne të donim për frikën që ju ngjallje kundërshtarëve me madhësinë tënde;

Ne të donim sepse nuk qeshje dhe më pas për rastet e rralla që e bëje; lista është e gjatë, por ne me të vërtetë e donim këtë lojtar. Por Marione për gjashtë muajt e ardhshëm do të veshë ngjyrat e Milanit. Ai është një profesionist, ai dëshironte të kthehej në Itali me çdo kusht, nuk kemi dëshirë ta dënojmë por do të na vijë keq ta shohim në fushë si një kundërshtar pasi mendojmë se dhe atij do t’i vijë keq të na shohë si kundërshtarë. Në moshën 34 vjeç, pothuajse 35 vjeç, natyrisht qëndron.  Të urojmë të kalosh këto gjashtë muaj të qeta në Itali, pa fitore sigurisht. Tifozët e tu, bardhezi”.

Përgjigja e vetë Mario Mandzukic nuk ka vonuar te komentet: “Faleminderit për këto fjalë të bukura, unë gjithmonë do të jem krenar”.

Related posts

GOL I PAZAKONTË NGA ANGLIA/ Shikoni realizimin epik të sulmuesit serb në Championship (VIDEO)

Delo.autor

Nissu Cauti frymëzimi ideal i Perusë për të gjetur suksesin në “Rusi 2018” (FOTO)

Sadik.Autor

PAS AKORDIT 14 MILIONË EUROSH/ Rrahmani në ambientet e Napolit për vizitat mjekësore

Delo.autor

Leave a Comment