Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KISHTE TË DREJTË TË LUANTE ME 4 KOMBËTARE/ Talenti Selahi: Ja pse e zgjodha Shqipërinë

Lindon Selahi kishte mundësi të zgjidhte 1 nga 4 kombëtaret, mes Belgjikës, Maqedonisë së Veriut , Kosovës dhe Shqipërisë. Mesfushori i talentuar zgjodhi Kombëtaren kuqezi, ku ka bërë edhe debutimin nën drejtimin e trajnerit Reja.

Në një intervistë të dhënë së fundmi në Holandë, mesfushori është shprehur se te Shqipëria luajnë lojtarë që aktivizohen me skuadra të njohura si Atalanta dhe Napoli, teksa kanë shkuar edhe në Europian dhe kjo ishte një nga arsyet pse zgjodhi kuqezinjtë.

“Shqipëria ka një ekip me lojtarë nga Atalanta dhe Napoli. Luajtëm gjithashtu në Europianin e Francës, një arritje e madhe kjo. Standard Liezhi? Të gjithë në brezin tim u larguan nga skuadra, pasi nuk iu ofruan kontratë, ndërsa unë firmosa një kontratë me ekipin e parë. Unë jap gjithmonë gjithçka, kurrë nuk heq dorë, ndjek topin në mënyrë agresive, mund të shënoj dhe të jap asiste. Fizikisht jam shumë mirë.”, tha Selahi.

Related posts

“CAVANI ËSHTË NË PRAG PENSIONI”/ Skolls kundër akordit: Morëm një sulmues 3-mujorsh

Delo.autor

PSG FESTON 50-VJETORIN/ Por përjashton më të mirin e historisë së klubit

Delo.autor

NUK FALIN FRANCEZËT/ Kampionëve të Botës u mjaftojnë 13’ për të kaluar në avantazh ndaj Holandës

Isa.Autor

Leave a Comment