Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan ndryshon pronar, Miliarderi i famshëm ëndërron “Kuqezinjtë”

Milani mund të blihet nga firma e famshme e modës “Luis Vuitton”.

Një avokat italian zbulon për median “Telelombardia” se disponon kopjen e kërkesës së presidentit të “Luis Vuiton” Bernard Arnu për të blerë aksionet e klubit kuqezi nga kompania “Eliot”. Njëkohësisht, avokati shton se kjo kërkesë është bërë që në muajin nëntor.

“Unë disponoj një kopje autentike të dokumentit për kërkesën e ‘Luis Vuiton’ për të blerë Milanin. Ky dokument daton që prej muajit nëntor”, shprehet avokati italian Antonelo Martinez.

Nuk është hera e parë që përmendet se “Luis Vuiton” dëshiron të bëhet pronarja e re e Milanit. Prej kohësh, është përmendur se klubi do t’i kalojë firmës së famshme franceze të prodhimit të veshjeve dhe aksesorëve të tjerë duke premtuar të sjellë në “San Siro” yjet Lionel Mesi e Kilian Mbape si dhe trajnerin Jurgen Klop.

Por, këto kanë mbetur thjesht spekulime që janë hedhur poshtë nga drejtuesit e Milanit.
“Djalli” pësoi dje humbjen më të rëndë në 21 vite duke u shpartalluar në Bergamo 5-0.

Related posts

PORTIERI SHQIPTAR/ Strakosha qetëson Lazion dhe tregon se kur e… djallosi

Isa.Autor

PARA DERBIT KRYEQYTETAS/ Policia jep masat, nuk do lejohen…

Delo.autor

NË SPANJË NDODH GJITHÇKA/ Penallti më të çuditshme nuk keni parë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment