Futboll

Çështja “Balotelli”, Di Biagio i përgjigjet menaxherit Raiola…

Duke folur në prag të miqësores që Italia do të luajë kundër Argjentinës në “Etihad Stadium”, trajneri i përkohshëm i “axurrëve” Gigi Di Biagio i është përgjigjur menaxherit Mino Raiola.

Raiola sulmoi publikisht Di Biagio për lënien jashtë përfaqësueses së klientit të tij Mario Balotelli. “SuperMario”, 27-vjeçar, nuk është thërritur nga Italia që nga Kupa e Botës 2014 dhe këtë herë kishte mundësi reale për rikthimin në përfaqësuese pasi ka shënuar 22 gola në 31 ndeshje të luajtura në këtë sezon me Nice.

Image result for balotelli nice

Pavarësisht nga këto shifra dhe golat e Balotelli, Di Biago nuk ka pasur një vend në ekip për të, duke e justifikuar me faktin se lojtari nuk e ka bindur për arsye të tjera dhe se golat nuk janë gjithçka.

Kjo ngjalli reagimin e ashpër të Mino Raiola, i cili sonte në mbrëmje mori përgjigjen e trajnerit. “Balotelli ka bërë një punë të mirë në kohët e fundit dhe është një futbollist i aftë, por unë kisha disa zgjidhje për të bërë dhe i bëra. Kam 25 vjet që e njoh Raiolën dhe e di shumë mirë kush është, kësisoj fjalët e tij nuk kanë asnjë domethënie për mua.”

Related posts

E DUAN TË GJITHË/ Rafinha drejt Betisit, i prish një tjetër pazar INTERIT

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Juventus nis negociatat me yllin e “Katalanasve” për ta marrë me kosto zero

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Barcelona pa Messin kundër Sevilles

Sadik.Autor

Leave a Comment