Futboll Seria A Sport

GARË E FORTË PËR BARELAN/ Tre gjigantë të futbollit europian nuk i ndajnë sytë nga mesfushori i Interit

Gjigantët e Premier Ligës, Liverpuli dhe Totenhemi, po monitorojnë me kujdes situatën e yllit të Interit, Nikolo Barela. Me mungesën e golave të kampionëve këto kohët e fundit, Jyrgen Klop interesohet për një fantazist të ri, ndërsa “Spërsat” kërkojnë më shumë magji në mesfushën e tyre, duke qenë se këtë rol së fundmi e ka marrë sulmuesi Herri Kejn. Sipas “The Guardian”, Zhoze Murinjo interesohet për 23-vjeçarin, i cili është regjisori i skuadrës së Interit këtë sezon. Megjithatë, portugezi do të ketë konkurrencën e kampionëve të Anglisë, por edhe Bajernit të Mynihut, që gjithashtu po e monitoron talentin italian.

Skautët e këtyre klubeve po e shohin me shumë kujdes, edhe pse do të jetë e vështirë t’i shkëputet një yll skuadrës së Antonio Kontes, duke qenë se kontrata e tij skadon në verën e vitit 2024. Në rast se do të ketë një shans që Barela të transferohet nga “San Siro” ajo nuk pritet të jetë këtë muaj, por në verë. Pas huazimit të tij tek Interi nga Kaljari në vitin 2019, përpara se transferimi të bëhej përfundimtar, Barela ka dhënë 16 asiste dhe shënuar 6 gola në 66 prezencat e tij me fanellën zikaltër. Këtë sezon, mesfushori ka luajtur në të 18-ta ndeshjet e Interit në Serinë A.

Related posts

LUKAKU E ZHVESH NGA 9-TA/ Gati t’ia rikthej Mauro Ikardit numrin klubi gjigant i Serie A…

Delo.autor

TAKAT NË FYTYRË/ Momenti kur Vidal e katranos me ndërhyrjen “horror” ndaj kundërshtarit (VIDEO)

Delo.autor

Në prag të ndjeshjes me Izraelin/ PANUÇI flet për denoncimin ndaj Nishanit: Kjo ka vetëm një shpjegim

Isa.Autor

Leave a Comment