Futboll Kategoria Superiore Sport

MOVIOLA E DERBIT/ Enea Jorgji protagonist, arbitri elbasanas e bën lëmsh me kartonët

Takimi mes Partizanit dhe Tiranës, pati disa momente të diskutueshme. Gjyqtari Jorgji ishte protagonist në këtë takim, duke akorduar 7 kartonë të verdhë dhe dy të kuq, nga një për secilën skuadër. Në pjesën e parë të derbit, pati dy raste të dyshimta.

Fillimisht, në minutën e 36-të, ishte një aksion i Seferit, ku u duk në pozicion të parregullt. Por nga përsëritja, u duk qartë se Mala e mban në lojë. Seferi më pas humbi një shans të artë me portën e boshatisur pasi kishte dribluar Hoxhën.

Ndërsa në minutën e 37-të, Partizani pretendon për penallti. Melo është i vetëm përballë portierit Bekaj dhe tenton ta mposhtë me një parabolë. Portieri i Tiranës në inerci, përplas fort Melon dhe gjuajtja e brazilianit shkon mbi traversë. Për Jorgjin nuk ka 11-metërsh, me gjyqtarin kryesor që vendosi drejt sipas rregullores, pasi Bekaj nuk i heq mundësi të pastër shënimi.

Në minutën e 49-të, Batha rrezikon shumë pas një faulli kundrejt Asanit, pasi e kishte një karton të verdhë, por Jorgji akordon vetëm faull.

Në minutën e 52-të, vjen momenti kulminant i sfidës. Jorgji i tregon kartonin e dytë të verdhë Bardhit, pas një kontakti me portierin Bekaj. Një kontakt pa tendencë nga mesfushori, që po vraponte për t’u rikthyer në pozicion, por për Jorgjin, kishte kontakt të ndëshkueshëm. Në këtë rast ka gabuar arbitri.

Kartoni i kuq për Bathën nuk do të mungonte. Në minutën e 56-të, kapiteni i Tiranës ndal me faull në mesfushë Asanin dhe Jorgji nuk heziton, duke i treguar kartonin e dytë të verdhë. Nga pamjet, duket se Batha nuk është ndëshkuar për ndërhyrjen, por për fjalorin që ka përdorur më pas. Vendim i drejtë i arbitrit.

Një tjetër rast i kontestuar ishte ai i minutës së 68-të, kur Jorgji fali Melon nga kartoni i dytë i verdhë, pasi ndali me faull taktik Torasan. Jorgji i fal të kuqin. Menjëherë trajneri Daja e nxori jashtë fushe Melon, duke aktivizuar Zhunior.

Mungon dhe një i verdhë për sulmuesin Zhunior, i cili në minutën e 89-të, godet me shqelm Najdovskin nga mbrapa. Në rast ndëshkimi, Zhunior do të linte skuadrën e Partizanit me 9 futbollistë, pasi ishte ndëshkuar me kartonin e parë të verdhë në minutën e 86-të, por Jorgji e fali.

Related posts

EDY REJA DEBUTON ME HUMBJE/ Kombëtarja dominon lojën por mposhtet nga Islanda (VIDEO)

Delo.autor

Alisson: Brazili im tregoi veten ndaj Gjermanisë/ Tani e ka radhën Barça

Sadik.Autor

Ancelotti dhe Mancini, dy kandidatët në garë për trajnerin e Italisë

Sadik.Autor

Leave a Comment