Futboll

De Gea i lumtur që shpëtoi Unitedin

​Manchester United ka marrë një barazim pa gola ndaj Sevillas në Ligën e Kampionëve, falë pritjeve të jashtëzakonshme të portierit David de Gea
Spanjolli, David de Gea është shumë i lumtur që me pritjet e tij ka ndihmuar Manchester Unitedin që të mos mposhtet nga Sevilla.

Ai e pranoi se spanjollët ishin skuadër më mirë, duke mbajtur posedimin e topit dhe duke krijuar më shumë raste.

“Unë bërë pritjen në fund të pjesës së parë, në një moment shumë të rëndësishëm. Jam shumë i lumtur për atë”, tha De Gea për BT Sport.

“Mendoj se ata kishin raste më të mira gjatë ndeshjes. Ne u mbrojtëm mirë, por ata kishin kontrollin e topit. ata luajtën shumë mirë, por rezultati është i hapur për ndeshjen e dytë në Old Trafford”, u shpreh në fund spanjolli.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas tre javësh në stadiumin e Unitedit, Old Trafford.

Related posts

Benzema i pandalshëm udhëheq “tërbimin” e Real Madrid

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Chelsea nuk ndalet, i jep leksion Arsenalit (VIDEO)

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Shehi: Ishte ndeshje e vështirë, për të fituar ne ndryshuam…

Delo.autor

Leave a Comment