Futboll La Liga Sport

FITORJA E KATËRT RADHAZI// Barcelona mposht Elche pa “Pleshtin” dhe ngjitet në vendin e katërt

Barcelona ka bërë detyrën në transfertë kundër ekipit të Elches duke fituar 0-2. Një sfidë ku trajneri Ronald Koeman nuk kishte kapitenin Messi, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit.

Katalanasit arritën të marrin 3 pikët me një gol në çdo pjesë loje. Ishte mesfushori Frenkie de Jong që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 36′. Mesfushori holandez rikthehet te goli pas shumë kohësh dhe tregon se ka vlera. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Pjesa e dytë u kontrollua nga Barcelona, por nuk arriti të siguronte fitoren deri në minutën e 89′. Puig dërgoi topin në rrjetë për 0-2. Sulmuesi i shumëkritikuar gjeti rrjetën vetëm pas 2 minutash në lojë, sërish me pasimin e De Jong.

Related posts

THIRRJE FIFA-S/ Qeveria franceze: Të hetohen festimet dhe fyerjet e Argjentinës

F.autor

KUKËSI MBAN CUNGUN/ E konfirmon Gjici: Duhet kohë për të gjetur…

Delo.autor

NUK MBARON “LUFTA” LIGJORE/ Bonuse të padhëna, Neymar kërkon 60 milionë euro nga Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment