Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Kukësi zgjedh trajnerin e ri, ish-tekniku i Tiranës kthehet pas aventurës në Kosovë

Mirel Josa është trajneri i ri i ekipit të Kukësit, pankinë që ishte e Hallaçit që zëvendësoi Skënder Gegën.

“Futboll Klub Kukësi njofton se Mirel Josa është trajneri i ri i skuadrës sonë. Tekniku kryeqytetas ka arritur sot marrëveshjen për 1 vit e gjysmë dhe menjëherë do të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa prezantimi i tij para mediave do të bëhet ditën e mërkurë.

Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Josa të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Rraman Hallaçi do të jetë ndihmës i tij dhe njëkohësisht do të drejtojë Kukësin U21.

Josa është një trajner që e njeh mirë kampionatin shqiptar, duke drejtuar disa skuadra të ndryshme dhe duke fituar trofe. Klubi i Kukësit i uron suksese trajnerit Josa në krye të stolit kuksian“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit verilindor.

Kukësi renditet në vend të pestë me 23 pikë, 13 më pak se Vllaznia kryesuese. Josa do të debutojë te skuadra e re në përballjen në Korçë kundër Skënderbeut vendas.

Related posts

INTER-JUVENTUS/ Luhet dueli i 239-të, shikoni statistikat për Derbin e Italisë…

Delo.autor

PIU KOKAINË TEK GJOKSI I NJË FEMRE/ Del video e futbollistit. Menaxheri…

Delo.autor

BARCELONA KAPITULLON NË FUND/ Humb pikët e para pa Messin dhe Suarez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment