Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ Menaxherët e “Demit” Lautaro zbarkojnë në selinë e Inter, vjen lajmi i madh para derbit në Coppa Italia

Lajm i madh për Interin në prag të derbit të sotëm kundër Milanit në Kupën e Italisë! Ylli i skuadrës zikaltër, Lautaro Martinez do të rinovojë për një vit kontratën me klubin italian. 23-vjeçari do të mbajë veshur fanelën e Interit deri në vitin 2024.

Agjentët e sulmuesit argjentinas kanë mbërritur në selinë e Interit dhe pritet të hidhet vetëm firma. Sipas mediave italane, klauzola e largimit të “Demit” nga Interi është 111 milionë euro, por nëse Juventusi do të tentojë ta blejë atëherë, shifra e prishjes së kontratës së Lautaros me Interin shkon automatikisht në 150 milionë euro.

Lautaro u kërkua vitin e kaluar nga Barcelona, Reali dhe Mançester Siti, por shifra e lartë e klauzolës bëri që ai të mos transferohej.

Related posts

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Jo vetëm Real Madrid, menaxheri i Lewandowski-t fut në lojë edhe një ekip tjetër

Delo.autor

Interi nuk di të ndalet, nis operacionin “Strootman”

Sadik.Autor

PROTAGONIST NË KAMPIONATIN AUSTRIAK/ Bekim Balaj shënon golin e dytë për Sturm Graz (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment