Futboll Sport

MBROJTËSI PEPE NUK NDRYSHON/ Porto fiton, por ai bën sherr me shokun e skuadrës

Mbrojtësi i Porto-s, Pepe ka qenë protagonist i një sherri të çuditshëm me shokun e tij të skuadrës. Ka ndodhur pas ndeshjes së javës së 15-të të kampionatit portugez kundër Farense-s, e fituar 1-0 nga skuadra e Conceicao-s.

Pas vërshëllimës së trefishtë, siç tregojnë imazhet e përhapura në rrjetet sociale, Pepe dhe Mamadou Loum N’Diaye kanë patur një kontakt fizik.

Në fillim kanë këmbyer disa fjalë, më pas situata është ndezur nga një shtyrje e senegalezit. Pepe ka reaguar ashpër, duke detyruar shokët e skuadrës dhe arbitrin e ndeshjes që të ndërhyjnë.

Pas ndeshjes, Mamadu Loum N’Daye ka kërkuar falje dhe ka shpjeguar se janë gjëra që nuk duhet të ndodhin brenda një skuadre dhe se nuk ka asnjë problem me Pepe.

Related posts

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Ish-miss “BumBum'” bën tatuazh

Delo.autor

ROMA-JUVENTUS/ Allegri i beson treshes së sulmit Chiesa-Kean-Dybala (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ ICARDI i vidhet mbrojtjes, Interi barazon shifrat ndaj PSV. Momentalisht të… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment