Champions League Futboll

Chiellini: Vjet i ndodhi Bayern-it, këtë vit neve

Giorgio Chiellini thotë se nuk duhet të jetë surprizë penalltia e dhënë për Real Madrid ndaj Juventus, pasi e njëjta gjë i ndodhi edhe Bayern Munich vitin e kaluar.

Bardhezinjtë përmbysën disavantazhin e ndeshjes së parë, por 30 sekonda para fundit dhe kohës shtesë, Realit iu dha një penallti.

“Nuk duhet të jetë surprizë, Bayern Munich i ndodhi e njëjta gjë vitin e kaluar dhe tani e kishte radhën Juve,” shprehet Chiellini për Mediaset Premium.

Mbrojtësi gjithashtu mund të dënohet për gjestin e blerjes së ndeshjes që i bëri Varane-s.

“Mes ndeshjes së parë dhe të dytë, gjithçka ndodhi. Është për të qeshur kur koka e arbitrave evropianë i cili është italian thotë se gjërat po shkojnë mirë në Champions League.

“Askush nuk besonte te përmbysja, por ne besuam dhe kjo do të na ndihmojë për të ardhmen.

“Nuk është çështja te VAR, pasi arbitri prapëseprapë ka nevojë të ketë kurajë dhe vetëdije. Duhet të kishim shënuar më shumë gola sot por jemi krenarë. Duam të fitojmë Scudetton e 7-të.”

Related posts

BARCELONA-BOCA JUNIORS/ Ndeshja e simboleve. Xavi, Riquelme, Alves…

Delo.autor

BEFASON AGNELLI/ Zbuloni lojtarin e preferuar të tij, nuk është RONALDO

Isa.Autor

E KËRKUAN TË GJITHË/ Nuk ka më dyshime, DITMAR Bicaj zgjedh ekipin e ri (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment