Futboll Seria A Sport

KRIZA E MADHE PREJ COVID-19/ Presidenti Agnelli: 8.5 miliardë euro humbje në futboll. Ja çfarë duhet të ndryshojmë…

Covid ka kthyer përmbys gjithë botën, në nivel psikologjik dhe në aspektin ekonomik. Pandemia ka prekur shumë edhe botën e futbollit. Shqetësimi për të ardhmen është i madh dhe presidenti i Juventus, Andrea Agnelli, e ka shpjeguar duke thënë:

“Nuk jemi akoma në pozicionin për të kuptuar plotësisht se çfarë ka ndodhur në industrinë tonë dhe çfarë domethënie ka kriza për klubet. Deloite ka lajmëruar një humbje prej 2 miliardë euro për këto dy sezone, por ne besojmë se shifrat do të jenë mes 6.5 dhe 8.5 miliardë euro”, ka thënë Angelli për Neës Tank Football.

“Është detyra jonë të mendojmë për të ardhmen në mënyrë që futbolli të mbetet, për dhjetëvjeçarët e ardhshëm, sporti më popullor në botë”.

“Në 5 kampionatet kryesore luhen 1826 ndeshje në vit dhe në Champions vetëm 125”, ka vazhduar numri një i bardhezinjve, duke kërkuar një ekuilibër mes klubeve dhe kombëtareve.

Agnelli ka folur edhe për një privatizim të kompeticioneve me përfshirjen e fondeve, dhe për domosdoshmërinë e rishikimit të marrëveshjeve kolektive me futbollistët.

Related posts

NUK NDODHTE QË NGA VITI 1960 TEK JUVENTUS/ Ronaldo është një “PËRBINDËSH”, ja rekordi i radhës

Delo.autor

NGA PARUKET TEK KLLOUNI/ Ja të gjitha sherret publike Mourinho-Conte…

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT ARGJENTINAS NË DILEMË/ Sulmuesi Dybala merr ftesën e papritur në rrjetet sociale… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment