Futboll Seria A Sport

FYERJE RACISTE NDAJ YLLIT LUKAKU? Ibrahimovic jep versionin e tij: Në botën time s’ka vend për… (VIDEO)

Pas sherrit me Romelu Lukakun në derbin e mbrëmshëm të “Coppa Italia” dhe akuzave për racizëm, që shpërthyen në rrjetet sociale, Zlatan Ibrahimovic mori qëndrim dhe sqaroi se çfarë ndodhi. Suedezi përdori Twitter për t’i vendosur pikat mbi “I” në këtë çështje dhe pretendoi se racizmi nuk është pjesë e botës së tij.

“Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizëm. Ne të gjithë jemi një racë, të gjithë jemi njësoj. Ne jemi të gjithë futbollistë, disa më mirë se të tjerët”. Suedezi, gjithashtu bashkangjiti një postim në Instagram, të botuar më 2 qershor, ku jepet një mesazh i fortë anti-racist, si për t’i vënë pikën në fund mbi këtë çështje.

Fraza e suedezit, që bëri zhurmë të veçantë ishte ajo që lidhej me “voodoo”, një referencë për atë që ndodhi në kohën e transferimit të Lukaku nga Evertoni te Manchester United.

VIDEO

Related posts

Pjanic: Buffon? Një nga lojtarët më të mëdhenj të gjitha kohërave

Sadik.Autor

ASIST NGA 40 METRA/ Ergys Kaçe dhuron “MAGJI” në kampionatin grek (VIDEO)

Isa.Autor

ZBULON OBJEKTIVIN E DEKADËS SË RE/ “F1” synon numrin rekord të garave, pistë e re në Amerikën Qendrore

Delo.autor

Leave a Comment