Futboll Seria A Sport

SPEKTAKËL NË COPPA ITALIA/ Juventus mposht me “POKER” Spal dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, teksa ka mposhtur 4-0, Spalin, ku luan portieri i Kombëtares, Etrit Berisha.

Bardhezinjtë e nisën me vrull që në fillim ndeshjen, teksa gjetën golin e avantazhit në minutën e 16’, ku Morata shënoi nga penalltia e  fituar nga Rabio.

Në minutën e 33’, ishte Frabota, i cili me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone e mposhti Berishën për të shënuar të dytin për Juventusin.

Pjesa e dytë përsëri foli për Juventusin, që realizoi edhe dy herë të tjera me Kulusevskin në minutën e 78’ dhe Kiezën në minutën e 94’. Juventusi kalon kështu në gjysmëfinale të Kupës, ku do të përballen me Interin, që eliminoi Milanin.

Related posts

INTERI nuk heq dorë nga MODRIC/ Zikaltrit presin një pakt të vetë lojtarit me Perez

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË SERIE A/ “Monstra” Uzuni, sulmuesi kuqezi shënon 5 gola në 5 ndeshje radhazi me Ferencvaros (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Kukësi nuk humbet kohë, zyrtarizon Bruno Telushin

Delo.autor

Leave a Comment