Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ BOLOGNAS/ Mesfushori Kessie: Penalltitë i takojnë Ibrahimovic, por kur nuk ndihet mirë…

Mesfushori i Milanit, Frenk Kesi u shpreh pas fitores 1-2 kundër Bolonjës se synon që këtë sezon të shënojë të paktën 10 gola. Pas sfidës, ku dhe shënoi golin e dytë me penallti, futbollisti nga Bregu i Fildishtë pranoi se i takon Ibrahimoviçit të ekzekutojë 11-metërshat për shkak të pozicionit si sulmues, por në momentin që ai nuk ndihet i fortë psikologjikisht, e merr vetë përsipër ekzekutimin e penalltive.

“Shënon çdo vit – Çdo sezon shënoj të paktën 5 gola, por këtë edicion dua të arrij numrin dyshifror. E para është skuadra, por nëse unë shënoj dhe jap fitoren, jam i lumtur.

Humbjet e fundit të Milanit – Kampionati i tillë është. Nuk luajmë gjithmonë 100%. Kemi humbur dy ndeshje, por kemi ngritur kokën menjëherë, kjo ka rëndësi.

Ibra gabon nga penalltitë – Penalltitë janë më të rëndësishme për sulmuesin, sepse kur shënon, ai ndihet më mirë. Prandaj, ia lashë penalltinë atij ta gjuante.

Saktësia në shënimin e penalltive – Në stërvitje, secili dëshiron t’i gjuajë penalltitë. Ai që i merr penalltitë është Ibrahimoviç, por kur ndihet mirë, e marr unë përsipër”, përfundoi futbollisti i Milanit, Frenk Kesi pas fitores ndaj Bolonjës.

Related posts

Kili refuzon kërkesën e Claudio Bravo-s, portieri i City-t mbetet jashtë Kombëtares

Q.Autor

MESSI APO RONALDO/ Theo Hernandez: Ju tregoj se kush është më i miri në botë

Isa.Autor

Ozil refuzoi 25 mln euro në sezon para se të rinovonte me Arsenal-in

Q.Autor

Leave a Comment