Kategoria e pare Shqipëri

Lojtari i Kukësit e bën ‘fakt të kryer’: Skënderbeu do dënohet…

Lojtari gjeorgjian i Kukësit, Irakli Dzaria është afruar në merkaton e janarit te verilindorët. Ai ka dhënë së fundmi një intervistë për një media gjeorgjiane ku flet mbi eksperiencën e tij në Shqipëri.

“Kemi një shans të artë për të luajtur në Ligën e Kampionëve, në qoftë se kalojnë Flamurtarin. Kryesuesit e kampionatit, Skënderbeu, janë një klub me histori, por pritet që UEFA ti dënojë ata me 10 vite mospjesëmarrje në kompeticionet evropiane. Kështu që nëse arrijmë vendin e dytë do të luajmë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve”, tha ai i pyetur nga panorama sport.

“Mendoj se ky është objektivi ynë. Gjëja kryesore për momentin është që të parakalojmë Flamurtarin”, tha gjeorgjiani.

Related posts

Elis Bakaj sqaron “shpërthimin” ndaj Partizanit, ka edhe “mea culpa”

Q.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Manaj shënon vetëm 4 minuta pasi futet në lojë (VIDEO)

Delo.autor

SUPERLIGA/ Skënderbeu pret Kamzën e “uritur”, Partizani kërkon fitoren e radhës

Isa.Autor

Leave a Comment