Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA E 18-TË/ Faza e dytë mbyllet të shtunën, ja të gjitha përballjet në Superiore…

Java e ardhshme në Kategorinë Superiore mbyll fazën e dytë të kampionatit shqiptar. Ndeshjet e ndalesës së 18-të të këtij sezoni do të luhen në dy ditë, e premte dhe e shtunë. Sfida kryesore është Vllaznia-Laçi, e cila do të zhvillohet në “Loro Boriçi”, ditën e premte në orën 18:00.

Sfida e dytë e kësaj dite është Kukësi-Kastrioti, e cila do të zhvillohet në të njëjtën orë me përballjen mes shkodranëve dhe kurbinasve.

E shtuna sjell 3 duele të tjera. Tirana pret në shtëpi Skënderbeun, e cila është dhe një përballje e së kaluarës  mes teknikut të bardhebluve Orges Shehi dhe korçarëve. Dy takimet e tjera janë Bylis-Partizani dhe Teuta-Apolonia.

Java e 18-të e Kategorisë Superiore

E premte
Vllaznia-Laçi (18:00)
Kukësi-Kastrioti (18:00)

E shtunë
Bylis-Partizani (13:45)
Tirana-Skënderbeu (13:45)
Teuta-Apolonia (16:45)

Related posts

LIVERPOOL-ARSENAL/ 2 gola për 3 minuta. Ndizet super sfida mes “të kuqve” dhe “Topçinjve” (VIDEO)

Delo.autor

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Deschamps drejt largimit, pankinën e “gjelave” mund ta marrë legjenda franceze…

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Teuta-Bylis. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment