Futboll Seria A Sport

“KEMI SI OBJEKTIV QË TË MARRIM ÇDO NDESHJE SI…”/ Mbrojtësi Kjaer: Ju tregoj kush më ka surprizuar më shumë tek Milan

Simon Kjaer është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit. Prezenca e tij ka ndryshuar fytyrën e skuadrës në mbrojtje. Në një intervistë për sajtin zyrtar të klubit, danezi tregon ndryshimin që ka pësuar si futbollist, objektivat dhe ecurinë e Milanit.

NDRYSHIMI – “Mendoj se eksperienca është ajo që bën ndryshimin dhe rrugëtimin brenda futbollit. Në të gjitha eksperiencat që kam pasur kam qenë me mentalitet të hapur dhe për të mësuar kudo. Tani jam bërë edhe më i vjetër, por në Spanjë dhe në Gjermani kam mësuar mënyrën se si të mbrohesh pikërisht në ato kampionate”.

ITALIA – “Kam gjetur një futboll më modern dhe më aktiv. Ka shumë aksione të shpejta dhe dinamike. Më përpara kishte skuadra që qëndronin në mbrojtje dhe kundërsulmonin, ndërsa tani futbolli ka më shumë dinamikë”.

FUTBOLLI – “Kualiteti teknik dhe fizik në çdo skuadër është rritur. Nëse nuk bën presing të mirë, skuadrat gjejnë hapësira. Duhet të përfitosh nga çdo situatë. Nëse skuadrat nisen me topin që nga mbrojtja, kjo do të thotë që kundërshtarët qëndrojnë lart në fushë”.

RIVALËT – “Nuk kam menduar kurrë se cili është rivali që duhet shmangur. Stimuli im më i madh është të luaj ndaj më të fortëve. Për mua kjo është gjëja më e bukur e futbollit. Për këtë zgjohem çdo mëngjes”.

TITULLI – “Mendoj se duhet të besojmë, por të vazhdojmë me mentalitetin e duhur. Ne jemi të parët dhe kemi si objektiv që të marrim çdo ndeshje si finale dhe të përgatitemi mirë. Rruga është ende shumë e gjatë dhe e vështirë, por disa tifozë të Milanit besojnë te kjo mundësi”.

PIOLI – “Nga dita e parë që kam ardhur ai m’u afrua dhe më pyeti “Si je”. Nga ajo ditë, raporti ynë është rritur shumë. Nëse ai më thotë diçka, unë e bëj. Më ka dhënë shumë besim dhe kjo më ka bërë më të qetë. Ai ka mënyrën e tij të të luajturit, por nëse unë i them diçka edhe ai më dëgjon. Kam raport të hapur”.

DONARUMA – “Xhixho është rritur shumë realisht. I jep siguri skuadrës. Të kesh një portier të tillë që i beson është e rëndësishme. Mendon që nëse gabon, ai të mbulon. Të jep forcë për të qenë më agresiv me kundërshtarin”.

SURPRIZA – “Ndoshta është Xhixho. Unë e dija që ishte i fortë dhe që ka potencial. Në karrierën time kam luajtur me portierë më të vjetër, por është kënaqësi të luaj me të”.

MILANELO – “Është e vështirë të shpjegohet, por nuk është një qendër stërvitore si gjithë të tjerat. Ka një atmosferë magjike këtu. Unë jam i sigurt që kur nuk do të jem më këtu, do të mendoj për Milanelon.

RRITJA – “Mbi të gjitha është rritur besim. Gjëja më e bukur është që po mësojmë çdo ndeshje më shumë”.

RIVALËT – “Juventusi është gjithmonë Juventusi dhe ka futbollistë të rëndësishëm. Edhe Napoli është i fortë. E kam thënë gjithmonë që ne jemi të parët dhe ata janë pas nesh dhe duhet të shohim veten. Duhet të bëjmë maksimumin dhe me pak fat mund t’i marrim ndeshjet një nga një”.

IBRAHIMOVIÇ – “Është ende 39 vjeç dhe jo 40. Është e vështirë të shpjegosh si është Ibra. Mënyra e tij e të punuarit, mentaliteti dhe gjithçka tjetër nuk e kam parë kurrë në karrierën time. E dimë të gjithë që objektivi i tij është vetëm fitorja. Mjafton ta shohësh atë dhe do të kuptosh që jo të gjithë do të luajnë deri në 40 vjeç”.

E ARDHMJA – “Dua të qëndroj sa më gjatë këtu te Milani. Nëse do ta mbyll karrierën këtu është diçka e jashtëzakonshme”.

Related posts

ANKTH TEK TIRANA/ Titullari i “bardhebluve” pëson dëmtim në gju gjatës stërvitjes, ja emri…

Delo.autor

DHUNA NË SUPERIORE/ Shoqërohet nga policia Presidenti i Kamzës

Delo.autor

Trashi: Derbi na bëri kampionë të dyfishtë, karakterin s’e ndryshoj dot

F.autor

Leave a Comment