Futboll Premier League

Guardiola nuk ‘ngopet’ me blerje, planifikon afrime të reja në janar

Pep Guardiola është duke menduar të blejë lojtarë të rinj në afatin kalimtar të janarit për ta përforcuar edhe më shumë skuadrën e Manchester Cityt.

Manchester City i ka fituar 14 ndeshjet e fundit në Premier Ligë, duke vënë rekord të ri për më së shumti fitore radhazi brenda një sezoni, dhe tani ka 11 pikë më shumë se ndjekësi i parë, Manchester United.

Por, mbrojtja e Cityt ka vuajtur nga dëmtimet, me Benjamin Mendy, John Stones dhe Vincent Kompany të lënduar gjatë kësaj periudhe.

“Jemi duke menduar për këtë”, ka thënë Guardiola i pyetur rreth transferimeve të mundshme.

“Në mbrojtje kemi shumë, shumë, shumë, shumë pak lojtarë dhe jemi në telashe për t’u përballur me konkurrencën në të gjitha garat”, ka shtuar ai.

Related posts

KOMENTON ECURINË E “KUQEZINJVE”/ Ish-sulmuesi Jeda: Milan luan me cigare në gojë. Pioli ka kthyer në fenomen njërin që…

Delo.autor

Nis takimi në “Evian”, Shqipëria për të harruar Kosovën

Sadik.Autor

22 GOLA NË 28 NDESHJE/ Genoa në kërkim të një sulmuesi, ndiqet me interes futbollisti shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment