Futboll Seria A Sport

PENALLTIA E HUMBUR E IBRËS/ Si Mihajloviç ndihmoi portierin e tij

Milani mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e shtunë, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Bolonjën në transfertë, falë dy penalltive.

Gjithsesi, portieri i Bolonjës, Skorupski, ia doli ta priste penalltinë e parë të Ibrahimoviçit, e cila më pas u shndërrua në gol nga Rebiçi.

Mediat italiane kanë zbuluar diçka të veçantë, gjatë kohës kur sulmuesi i Milanit po gjuante penalltinë. “Mos u shqetëso, Ibra nuk do ta shënojë penalltinë”, mësohet t’i ketë thënë Mihajloviç portierit të tij.

Pikërisht e njëjta gjë ndodhi, por te Bolonja nga gëzim u kthye në mërzi, pasi nga topi që u kthye prej pritjes së portierit, Rebiç e gjuajti menjëherë për ta dërguar në rrjetë.

Related posts

DEBUTIM TEK ITALIA ME REKORD/ Rinia e dytë e “plakushit” Kaputo, e mund vetëm shoku që debutoi me Shqipërinë

Delo.autor

SHQIPËRI-KAZAKISTAN/ Një anësore femër do të vendosë drejtësi në “Air Albania” (FOTO)

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ish-agjenti i njohur: Messi dhe Neymar mund të aktivizohen së bashku tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment