Futboll Sport

DEBUTIM ËNDRRASH ME DOPIETË DHE ASIST/ Sulmuesi Sadiku: Vështirë në këtë lartësi…

Armando Sadiku lë gjurmë që në minutat e para që aktivizohet në Bolivi. Një ndeshje miqësore, e dyfishtë për Bolivarin, ishte prezantimi i parë i elbasanasit me ekipin më të titulluar në Bolivi. As ajri i pakët në lartësinë mbi 3000 metra mbi nivelin e detit nuk e kanë ndalur bomberin e Kombëtares që të bëjë një prezantim ëndrrash.

sADIKU ARMANDO

Dopietë dhe asist, për vetëm 30 minuta sa u aktivizua në një fushë me kushte shumë të këqija. Bolivar barazoi në total 4-4 dy miqësoret me nga 60 minuta përballë Uilster. E para u humb 0-1 ndërsa e dyta, në të cilën Sadiku luajti pjesën e dytë prej 30 minutash, u fitua 4-3 për Bolivarin.

DEBUTIMI – Bolivar humbi ndeshjen e parë prej 60 minutash. Po humbiste edhe të dytën dhe trajneri spanjoll i Bolivarit, Naço Gonzales hedh në fushë prezantimin më të ri të kësaj fundjave: Armando Sadikun. Vetëm dy ditë me ekipin, vetëm një seancë stërvitore dhe bomberi i Kombëtares bën diferencën. Në fushë u hodh si qendërsulmuesi dhe pika e referimit, duke e bërë më së miri këtë rol. Raste të krijuara, dy gola të shënuar dhe një asist.

Related posts

INTERESANTE/ Një “vrasës”: Njihuni me talentin SHQIPTAR që befason me statistikat e golave

Isa.Autor

MILANI fërkon duart/ Jack Wilshere nuk RINOVON, largohet zyrtarisaht nga Arsenali

Sadik.Autor

VETËM 18-VJEÇ/ Futbollisti i Spanjës i mrekullon të gjithë duke vrapuar 61 km në këtë Europian

Delo.autor