Futboll Sport

E BUJSHME/ Anglia rrezikon përjashtimin nga Botërori, një shans më shumë për Shqipërinë?

Një shans më shumë për Shqipërinë drejt Botërorit të Katarit? Ndoshta po. Kombëtarja angleze e futbollit, në të njëjtin grup kualifikues me kuqezinjtë, Grupin I, rrezikon të përjashtohet nga Botërori 2022. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja “The Sun”, që sjell në vëmendje masat shtrënguese anti-Covid-19 që janë në fuqi nga qeveria britanike.

Keir Starmer, pjesëtar i parlamentit dhe lider i Partisë Laburiste, ka propozuar që të gjithë ata që hyjnë në Britaninë e Madhe, duhet të karantinohen për 10 ditë në hotel, të gjithë pa përjashtim, edhe sportistët profesionistë.

Nëse propozimi i tij pranohet dhe masat shtrëngohen më shumë, Anglia do të rrezikonte shumë pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit, sepse nuk do të merrte pjesë në ndeshjet kualifikuese në Poloni, San Marino dhe Shqipëri. Nëse ndodh kështu, të gjitha këto ndeshje do të humbeshin 3-0 në tavolinë dhe Anglia do të përjashtohej nga kompeticioni.

Sipas “Sun”, kjo situatë do të krijonte një kaos total edhe në Europian, në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Europës. E njëjta gjë do të ndodhte edhe me sportet e tjera, regbi, Formula 1 e kështu me radhë.

Related posts

E pabesueshme/ Balotelli drejt transferimit në kampionatin gjerman

Sadik.Autor

Bayern Munich zgjedh Alvaro Moratën si zëvëndësues të Lewandowskit

Sadik.Autor

INCIDENTI NË BEOGRAD/ Rrëfimi i Olsi Ramës: Dyshuan se e ngrita unë dronin, vëllai im nuk e dinte që isha në Serbi

F.autor

Leave a Comment