Futboll La Liga Sport

KORONAVIRUSI/ Real Madrid në ankth. Pas trajnerit Zidane, rezulton poztiv me COVID-19…

“Real Madridi njofton se presidenti Florentino Pérez u testua pozitiv për Covid-19 dhe nuk shfaq ndonjë simptomë”. Kjo është deklarata që u shfaq në faqen zyrtare të klubit të bardhë, për të njoftuar pozitivitetin e Perez ndaj koronavirusit. Presidenti 73-vjeçar i “Los Blancos” nuk ka simptoma dhe është në izolim, duke pritur që infeksioni të mos sjellë komplikime.

Duhet të mbahet mend se testet, të cilave iu nënshtrohen te Reali janë shumë të shpeshta dhe në raundin e fundit të tamponëve u konfirmua pozitiviteti i drejtuesit të lartë. Perez, rreth dy javë më parë (19 janar), u takua me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, për të biseduar në lidhje me Superligën Europiane dhe tregun e transferimeve.

Related posts

Dita: Formacionin e vendos trajneri, unë jam gjithmonë gati

Sadik.Autor

ATLETIKË/ Luiza Gega triumfon në turneun e sallave të mbyllura në Francë

Delo.autor

“Real Madrid do të turpërohej nëse do të bënte ‘korridorin’ për Barcelona-n”

Sadik.Autor

Leave a Comment