Futboll Seria A Sport

“NE PO FLASIM PËR NJË KAMPION TË MADH”/ Cassano: Eriksen? Conte mesa duket po ndryshon mendim për të dhe…

Trajneri Antonio Conte ka nisur t’i besojë më shumë Christian Eriksenit. Danezi ka bërë shumë mirë kohët e fundit tek ekipi zikaltër dhe nuk u largua në merkato. Ish-sulmuesi Antonio Cassano ka folur në lidhje me futbollistin dhe mendon se Conte ka shumë çfarë të marrë prej tij.

“Eriksen? Ne po flasim për një kampion të madh. Ai thjesht kishte nevojë për besim. Nuk është se Christian mësoi se si të luaj futboll sot. Conte mesa duket po ndryshon mendim për të dhe shpresoj se mund t’i japë më shumë minuta për të fituar besimin e munguar.

“Danezi është një lojtari si Modric, edhe pse ky i fundit është pak më i fortë. Sa herë që mendoj për situatën e Eriksen më kujtohet Pirlo. Në fillim Conte nuk e kishte në plane Andrean, por më pas besoi tek ai me disa shtytje nga senatorët e ekipit. Ai shpiku skemën 3-5-2 dhe arriti të fitoi gjithçka”, tha Cassano.

Related posts

INTERI FITOI DERBIN MADONINËS/ Ja dënimet ekstreme për dy skuadrat Milanez

Delo.autor

MILAN-JUVE/ Gatuzo i mohoi Championsin, Ronaldo kërkon hakmarrje 11 vite më pas

Isa.Autor

Zidane: Të luftosh për Championsin e tretë radhazi, një gjë e mahnitshme

Sadik.Autor

Leave a Comment