Futboll La Liga Sport

NUK NDALEN POLEMIKAT/ Nga gjuha tek pavarësia e Katalonjës; “El Mundo” zbulon klauzola të reja të kontratës së Messit

Gazeta “El Mundos” vazhdon të zbulojë më shumë detaje të kontratës së Leo Messit, më e madhja në historinë e sportit. Këtë të martë, kjo media zbulon ekskluzivisht klauzola të reja brenda kontratës, që argjentinasi ka. Barcelona, ​​sipas “El Mundo”, kërkon që Lionel Messi, në këmbim të nënshkrimit të kontratës më të madhe në historinë e sportit, “të integrohet në shoqërinë dhe kulturën katalanase”.

Në artikujt e pikës së parë (1.2.7) të dokumentit të nënshkruar nga të dyja palët në nëntor 2017, për një shifër të mundshme prej 555.237.619 euro në katër sezone, klubi i drejtuar nga Josep Maria Bartomeu kërkon që futbollisti argjentinas të “kryejë maksimumin e përpjekjeve për t’u integruar në shoqërinë katalanase”. Barça, nga ana e saj, vuri në dispozicion të gjitha mjetet për ta përmirësuar qasjen katalanase të lojtarit të saj.

Kjo kërkesë ishte në të njëjtin nivel me “miratimin e një sjelljeje adekuate personale dhe ritmin e jetës katalanase”. Leo e pranoi atë, por u “blindua” në rast se Katalonja bëhej e pavarur (në atë rast, do të largohej falas). Për më tepër, ndeshjet e Kupës së Katalonjës nuk u konsideruan si zyrtare, kështu që ato nuk llogariten në kontratë. Këto ishin disa nga detajet më goditëse të kontratës së Messit, që vazhdon t’i zbulojë “El Mundo”.

Related posts

ZYRTARE/ Skënderbeu bën merkato te skuadra kosovare, merr një sulmues dhe një mesfushor

Delo.autor

Gattuso kërkon një bomber, objektivi është sulmuesi spanjoll…

Sadik.Autor

E ARDHMJA E DYBALA-S ME DYSHIME/ Kërkon përforciem në ekip, ja dy kërkesat e trajnerit Pirlo tek Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment