Futboll Sport

ZHANG BLINDON INZANGHI-N/ Por rinovimi nuk është temë aktuale

Jemi gati të nisim sezonin e ri me Inzaghi-n”. Me këto fjalë, Steven Zhang, presidenti i Interit, konfirmoi trajnerin edhe për sezonin e ri. Sigurisht kjo ishte një deklaratë në të nxehtë, e ardhur menjëherë pasi zikaltërit siguruan një biletë për në finalen e Champions League.

Inzaghi dhe Interi i tij duhet të mbyllin përfundimisht diskutimin rreth pjesëmarrjes në Champions sezonin e ri, ndërsa për rinovimin e kontratës nuk është e thënë që palët të zgjasin bashkëpunimin ndërmjet tyre, fundja Inzaghi ka një kontratë deri në 2024.

Inzaghi

Sipas La Gazzetta dello Sport: Inzaghi për momentin është në pozita të forta, sigurimi i Champions për sezonin e ri vetëm sa të çimentojë vendin e tij në krye të Interit për sezonin e tretë radhazi, ndërsa për një rinovim të mundshëm të kontratës ka ende kohë, do të diskutohet në një moment të dytë.

Related posts

DËSHTIM TOTAL/ Mrekullia e Ronaldos nuk mjafton, Juventus jashtë Champions

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Bayern Munich-Hertha Berlin. Rezultati 1-0

Delo.autor

SHQIPËRI-UKRAINË (1-4)/ Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment