Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Përballjet Liverpool-Leipzig dhe Benfica-Arsenal në rrezik për shkak të…

1/8 finale të Ligës së Kampionëve janë në rrezik për shkak të koronavirusit. Në veçanti, ndeshjet e skuadrave angleze mund të mos luhen për shkak të vendimeve të shumicës së qeverive, që kanë pezulluar fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar. Liverpool mund të paguajë çmimin për këtë masë.

“Reds”, në fakt, do të duhet të përballen me RedBull Leipzig më 16 shkurt, por ndeshja mund të shtyhet. UEFA po mendon ta shtyjë ndeshjen, ose të këmbejë fushat për të lejuar progres normal. Kjo është e mundur, sepse banorët e Gjermanisë mund të udhëtojnë në Angli për sa kohë që ata do t’iu nënshtrohen tamponëve, pas kthimit.

Edhe ndeshja e Arsenalit në Ligën e Europës kundër Benfica, gjithashtu mund të shtyhet. Në këtë rast situata ndryshon në krahasim me Liverpool-Leipzig. Ndeshja është caktuar për më 18 shkurt, por rrezikon të shtyhet, sepse qeveria angleze ka ndaluar ardhjet nga Portugalia. Lojtarët e Arsenalit, pasi të kthehen në atdheun e tyre, në fakt mund të detyrohen të futen në një periudhë karantine, duke mbetur kështu në izolim.

Related posts

“AGJENTI MË THA SE…”/ Stam zbulon ditën kur Ferguson e largoi nga “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

“AMANETI” NËNËS SË RONALDOS/ Dolores: Para se të vdes dua të shoh djalin tim tek klubi…

Delo.autor

Martinez i zhgënjyer: Një top i vdekur vendosi FATIN e Belgjikës…

Isa.Autor

Leave a Comment