Futboll Seria A Sport

SHPËTON PËR MREKULLI/ Ylli i Napolit sheh tmerr me sy, avioni i tij personal del nga pista (FOTO)

Futbollisti i Napolit, Dris Mertens i ka shpëtuar për fat një aksidenti me pasoja të mundshme fatale. Ditën e shtunë, golashënuesi më i mirë në historinë e të kaltërve pa se si jet-i i tij privat doli nga pista e Antverpit në Belgjikë teksa pilotët nuk mundën të ruanin ekuilibrin për shkak të terrenit të lagësht.

Në pamundësi për të manovruar, jet-i përfundoi në pjesën anësore të pistës. Për fatin e mirë, nuk ka pasur objekte të tjera që mund të shkaktonin një aksident akoma më të frikshëm.

Mertens është kthyer në Belgjikë për të kryer terapi rehabilitimi te një specialist për kyçin e ndrydhur të këmbës.

Related posts

FAMA E BROJËS KALON ISHULLIN/ Pas klubeve angleze, dy gjigantët gjermanë interesohen për yllin “kuqezi”

Delo.autor

GODITJA BOMBË/ Ish-ylli i MILANIT shënon një SUPERGOL, E HEDH portierin në TOKË (VIDEO)

Isa.Autor

“ËSHTË NJË SAKRILEGJ”/ Statuja e Ronaldos trazon një shtet: Janë fyer heronj të lirisë

Delo.autor

Leave a Comment