Futboll Sport

SFIDON “PËRBINDËSHIN” RONALDO/ Portieri Neuer: Nuk kam frikë nga portugezi për një arsye…

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka shpjeguar si përgatitet për duelet me sulmuesit.

“Gjëja më e rëndësishme është pozicioni që mbahet mes shtyllave në lidhje edhe me lëvizjen e sulmuesit”, ka thënë ylli i bavarezëve për revistën ’51’.

“Një portieri ka shumë mënyra për t’ia vështirësuar jetën një sulmuesi që shfaqet vetëm para portës. Dhe për mua nuk ka rëndësi kush është ai”.

“Kam patur disa duele me Cristiano Ronaldo-n me të cilin jam përballur disa herë dhe ky është një avantazh për mua sepse i njoh lëvizjet e tij”.

“Kur ndodh ta kem përballë, nuk mendoj: ‘Po vjen Ronaldo, kam frikë’, nuk më frikëson aspak portugezi”, ka shtuar Neuer.

Related posts

NGA GREZDA TEK TAULANT XHAKA/ Përplasjet e Edi Rejës me lojtarët e Kombëtares

Delo.autor

PAS AVENTURËS NË KATAR/ Mandzukic drejt rikthimit në Europë, kërkohet me ngulm nga skuadra spanjolle…

Delo.autor

SFIDA PA TIFOZË ME KASTRIOTIN/ Shpërthejnë tifozët “Fanatics”: Ja skenari për të rrëzuar Tiranën… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment