Ekskluzive Futboll La Liga Sport

SUAREZI QË “KAFSHON” DHE DËMTON/ Ana tjetër e sulmuesit të Barcelonës para goditjeve FINALE

Barcelona triumfoi në “Bernabeu” për Kupën e Spanjës, duke mposhtur Realin 3-0, ndërkohë që madrilenët rrezikuan të humbnin qendërmbrojtësin Raphael Varane, i dëmtuar në momentin e golit të dytë. Francezi shënoi autogol, nën presionin e Luis Suarez, në minutën e 69-të, kur ndeshja praktikisht mori fund. Pas ndeshjes Varane postoi në Instagram një foto të gjurit të tij, ku duken shenjat e përplasjes së frikshme në momentin kur shënoi autogol.

Nuk është hera e parë që Suarezi bëri këtë ndërhyrje “vrastare”.

AlpeNews.al ju rendit katër rastet kur Luis Suarez ka dëmtuar kunështarët në përballjet më kryesore.

Suarez kafshoi në krah Neymar

Mediat spanjolle raportuan se Suarez kishte kafshuar me dhëmbë  ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Neymar Jr.

E gjithë ngjarja ka ndodhur me rastin e festimit të shënimit të golit të shtatë kundër Valencias në kuadër të takimit të parë të gjysmë-finales së Kupës të Mbretit, kur uruguaiani e kafshon sulmuesin brazilian në krah.

“BRAZIL 2014” kafshoi Chiellinin

Gjatë ndeshjes së tretë në Grupin D mes Italisë dhe Uruguait, ku pas fitores së latinëve me rezultatin 0-1 u kualifikuan këta të fundit, Luis Suarez bëri veprime jo të hijshme në fushë duke kafshuar mbrojtësin e ekipit kombëtar të Italisë, Chiellini.
Mbrojtësi u ankua tek arbitri duke i treguar edhe provat, që në rastin konkret ishin dhëmbët e sulmuesit uruguaian në shpatullën e italianit Chiellini, por arbitri nuk mendoi se ishin të mjaftueshme.
Pas ndeshje italiani u shpreh mjaft ashpër duke deklaruar se Suarez mbrohet nga FIFA. “Suarez bën dinakun, sepse këtë ia lejon FIFA. Gjyqtari pa gjithçka, por nuk pati kurajë që të reagonte për të ndëshkuar uruguaianin.”-tha ai.

Kafshoi Ivanoviç

Luis Suarez kafshoi në krah Ivanoviçin në minutën e 73-të, por shënoi edhe golin e barazimit në minutën e 96-të. Uruguaiani nuk i mbajti dot nervat pas dyluftimeve të ashpra me mbrojtësin serb dhe vendosi t’i ngulë dhëmbët.

Kafshoi Otman Bakkal

Më herët kur luante për skuadrën e Ajax-it në kampionatin holandez, sulmuesi uruguaian pati kafshuar në qafë lojtarin e PSV-së Otman Bakkal. Gjithsesi, Suarez reagoi në twitter pas incidentit duke kërkuar ndjesë për episodin.

Related posts

Botërori 2018/ Ndeshja kundër Serbisë, e fut djalin e Vucic në një skandal të madh

Sadik.Autor

Nisin bisedimet, Flamurtari synon një ”big” për mesfushën

Sadik.Autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Solhekol: PSG refuzoi ofertën “faraonike” për Mbappe, por do ta humbasë… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment