Futboll Premier League Sport

E PAPRITUR/ Rrezikohet ndeshja e Liverpool në Champions, anglezëve iu ndalohet të…

Liverpuli u vendos nga shorti që të përballet me Lajpcigun në Ligën e Kampionëve dhe ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-ve.

Ndeshja është planifikuar për t’u zhvilluar më 16 shkurt, por ajo rrezikon të mos zhvillohet. Sipas raportimeve të fundit, në bazë të rregullave strikte të vendosura në Gjermani, për shkak të COVID-19, kampionët e Anglisë e kanë të pamundur të futen në shtetin gjerman.

Në Gjermani është vendosur që të mos lejohet futja e personave nga shtetet ku ka shpërthyer mutacioni i virusit të ri. Përjashtim këtu nuk bëjnë as futbollistët dhe për këtë arsye atyre nuk iu lejohet të futen në Gjermani, pasi Anglia është një nga vendet ku janë konfirmuar disa raste me virusin e ri.

Related posts

Milani publikon listën për Kupën e Italisë ndaj Juventusi, ka shumë befasi

Sadik.Autor

VLLAZNIA nuk ia del në Champions, Astana kockë e fortë për shkodranët

Isa.Autor

DËMTIM I FRIKSHËM NË KOKË/ Manaj largohet me urgjencë drejt spitalit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment