Futboll Sport

TRI HUMBJE RADHAZI/ Murinjon nuk e mbajnë nervat me gazetarin: Ti nuk meriton…

Zhoze Murinjo shfaqet nervoz përpara gazetarëve, normale pas 3 humbjeve radhazi, dhe kush guxoi t’i vinte në dyshim zgjedhjet e tij si gazetari që e pyeti përse nuk e aktivizoi Bejlin, mori këtë përgjigje nga portugezi: “Pyetje e bukur, por ti nuk meriton një përgjigje”. Pastaj komenti për ndeshjen: “Patëm një shans të shkëlqyer me Viniciusin.
Në fund të pjesës së parë pashë një skuadër që po vuante, por është krejt e kundërta në pjesën e dytë. Na humbasin shumë lojtarë të rëndësishëm, por shpirti i pjesës së dytë është i paprekshëm. Nuk na pëlqen forma që po kalojmë, por mënyra se si e mbyllëm ndeshjen më jep një ndjesi pozitive. Mund të largohemi me një buzëqeshje të vështirë dhe nisim punën duke filluar nga e nesërmja. Shpresojmë që këtë javë të kemi Kejnin gati, por jo ndonjë lojtar tjetër”.

Related posts

10 lojtarët të cilët ndryshuan rol gjatë karrierës dhe shkëlqyen!

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Arsenal kërkon përforcime, heq dorë nga objektivi për yllin e Bundesliga-s…

Delo.autor

MAFIA E FUTBOLLIT/ Hije skandali në FIFA: Lionel Messi fitoi me vota të manipuluara (dhe çmenduria me formacionin më të mirë)

F.autor

Leave a Comment