Futboll Sport

NEYMAR DËSHIRON RIKTHIMIN NË “CAMP NOU”/ Xavi Hernadez: Le të shohim se çfarë bën Barcelona…

Neymar Jr, ka disa javë që është në qendër të vëmendjes, emri tij lidhet ngushtë me një transferim tek Barcelona. Lojtari ka bërë të ditur se nuk është i lumtur në Paris dhe do të dëshironte të rikthehet në Spanjë, tek kampionët e La Liga.

Për këtë çështje së fundmi ka komentuar edhe Xavi Hernandez, i cili ka thënë se do ta pëlqente një lëvizje të tillë, por e sheh si vështirë të konkretizueshme.

“Ai do të ishte një transferim i jashtëzakonshëm. Por, e shoh si vështirë të konkretizueshëm, sinqerisht. Mendoj se është shumë e vështirë” ka thënë Xavi.

“Kemi parë shumë gjëra që mendoja se nuk do t’i shihnim, sikur PSG kur pagoi 222 milionë për të, kështu që duhet të presim” .

“Nuk ka dyshim se ai është një nga më të mirët në botë, por le të shohim se çfarë bën Barca”, ishin fjalët e ish-mesfushorit katalan.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Tottenham kërkon pasardhësin e sulmuesit Kane në Itali, ja dy emrat që po ndjek…

Delo.autor

Xavi: Ronaldo nuk mund të krahasohet me Messin

Q.Autor

FORMACIONET ALTERNATIVE/ Gjashtë skemat për Simeonen, ja si ndryshon Atletico me Moratan (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment