Futboll Sport

KISHTE FËMIJE ME NJË SHQIPTAR/ E dashura e mbrojtësit të njohur që u gjet e vdekur në mënyrë misterioze

Kasia Lendardt, supermodelja, e cila u gjet e vdekur në mënyrë misterioze në banesën e vet, një javë pas ndarjes nga mbrojtësi Jerome Boateng, kishte fëmijë me një shqiptar.

Mediat e Kosovës raportojnë se e reja e njohur për pjesëmarrjen e saj në ‘Next Top Model Germany’, në vitin 2012, ka një djalë të quajtur Noah, nga marrëdhënia me 6-vjeçare me një shqiptar me origjinë nga Lipjani.

Ai quhet Artan. Dyshja janë ndarë pas lindjes së djalit dhe modelja ka vijuar jetën e saj në Berlin.

Prej një viti e gjysmë Kasia Lendardt ishte e lidhur me yllin e futbollit Jerome Boateng, por u ndanë vetëm pak ditë më parë.

Modelja u gjet e vdekur në banesën ku jetonte, pikërisht në ditën kur djali i saj do të festonte ditëlindjen.

Shkaqet e vdekjes janë ende mister, por mendohet që ajo të ketë vrarë veten nga sulmet e shumta që ka marrë nga fansat e Boateng.

Kjo, pasi Kasia e kishte akuzuar ish-të dashurin për tadhti, shantazh dhe e kishte cilësuar atë djall.

Madje ajo kishte thënë se do të fliste më vonë dhe do të tregonte detaje se çfarë ndodhi mes saj dhe Boateng.

Related posts

Zëvendësoi Messin dhe ndëshkoi Interin, ja pse Rafinha nuk u ble nga zikaltërit

Isa.Autor

ZBULON TË ARDHMEN E “JASHTËTOKËSORIT”/ Gazetari Evole: Messi më foli për Interin…

Delo.autor

TREGON VLERAT DHE JASHTË FUSHE/ Haaland befason me gjestin e tij, shkon në ndihmë të tre skuadrave

Delo.autor

Leave a Comment