Futboll La Liga Sport

DRAMA E YLLIT TË BARCELONËS/ “Xhevahiri” Fati operohet në sekret, por ndoshta nuk mjafton

Operacioni në gju i dy javëve më parë duket se nuk do të sjellë rezultatet e shpresuara dhe rikthimi në fushë me Barçën largohet gjithmonë e më shumë për Ansu Fati.

Sipas TV3, rikuperimi nuk po shkon si parashikohej dhe talenti spanjoll ka qenë i detyruar t’i nënshtrohet një operacioni tjetër. Gjithmonë sipas televizionit katalanas, doktor Ramon Cugat ka këshilluar një ndërhyrje të re që është është bërë në sekret.

Nuk ka akoma një komunikim zyrtar, por fakti se gjërat mund të përkeqësohen nuk mund të përjashtohet, ashtu si edhe një operacion i tretë.

Ansu Fati është operuar për herë të parë më 9 nëntor për një dëmtim në gjurin e majtë dhe parashikohej të qëndronte larg fushave për katër muaj.

Related posts

U fut në fushë me pistoletë në brez, mandat arresti për presidentin e PAOK-ut

Q.Autor

Maradona kritikon Sevilla-n: Ka 1000 trajnerë në qarkullim që janë më të mirë se Montella

Q.Autor

Talenti Shqiptar bën “hapin” e madh në karrierë, firmos me klubin e njohur Italian

Q.Autor

Leave a Comment