Futboll La Liga

Maradona kritikon Sevilla-n: Ka 1000 trajnerë në qarkullim që janë më të mirë se Montella

Diego Armando Maradona ka kritikuar Sevilla-n për emërimin e Vincenzo Montella-s në stolin e ekipit.

Vendimi për të shkarkuar Eduardo Barrizo-n ka shkaktuar polemika të mëdha, pasi ai sapo ishte rikthyer në punë pas trajtimit të kancerit kur iu komunikua lajmi i keq vetëm dy ditë përpara Krishtlindjes.

“Është çmenduri që Montella ka marrë vendin e  Berizzo-s,” shprehet Maradona në Instagram.

“Sidomos kur Montella është shkarkuar nga Milan pas një pune të dobët. Ka njëmijë trajnerë më të mirë se ai.

“Biznesmenët nuk duhet ta kontrollojnë futbollin (Berizzo duhet mbështetur). Ose të paktën zëvendësojeni me një person të denjë. Kjo gjë duhet të ndryshojë.”

Montella është emëruar nga Sevilla vetëm një muaj pasi ishte shkarkuar nga Milan për rezultatet dhe paraqitjet e dobëta të ekipit.

Related posts

HUMBJA POSHTËRUESE/ Barcelona SHKARKON trajnerin

F.autor

MERKATO E BUJSHME/ Ylli Griezmann del në shitje për 60 milionë euro, ja klubi italian që interesohet…

Delo.autor

KUSH SHKON NË CHAMPIONS? 6 skuadra për 2 pozicione, fundi në Serie A do të jetë “thriller”

F.autor

Leave a Comment