Futboll Shqipëri Sport

“EGNATIA IA DEL PËR SUPERIOREN”/ Artur Magani “zbërthen” familjen: Ju tregoj kritikat e babait

Egnatia nuk ka në plan që të kursejë as Elbasanin. Pas “dhuratës” që morën nga Besa-Lushnja, sot kërkojnë shkëputjen. Këtë e pohon edhe Artur Magani, gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”. Në këtë rrëfim, nuk kishte si të mos fliste për vëllain dhe babain. Njërin e ka koleg, ndërsa tjetrin trajner. Të lehtë për ta menaxhuar këtë situatë nuk e ka, madje rrëfen që shpeshherë jo vetëm paragjykohen, por edhe kritikohen më shumë se të tjerët.

Artur, si është të luash në një skuadër me vëllain dhe kur trajner ke babain?

Mua nuk më bën përshtypje, është njësoj sikur të jetë një trajner tjetër. Kritikat nuk mungojnë, as kur e ke babain trajnerin (qesh). Me kalimin e viteve kemi fituar një lloj pjekurie që të mos ndikohemi nga opresionet negative apo paragjykimet. Kemi qenë edhe më parë në të njëjtën skuadër, ndaj kemi fituar përvojë.

Çfarë ju thotë babai pas një stërvitjeje apo ndeshjeje, ka më shumë kritika apo përgëzime?

Varet nga rezultati, nuk kursehet në asnjë lloj forme. Na përgëzon kur bëjmë mirë dhe kritikon kur ndodh e kundërta.

Pse keni zgjedhur role të ndryshme me Endrin apo për të mos ia zënë vendin njëri-tjetrit?

Unë vetëm sulmues mund të bëhesha, pasi që i vogël më pëlqente të shënoja. Endri ka zgjedhur që të jetë mbrojtës, pasi ndihet më komod në prapavijë.

Kush është lojtar më cilësor, ti apo Endri?

Kemi cilësi të ndryshme, ndaj nuk mund të jap një përgjigje. Por, të dy kemi një moto: Kurrë nuk kënaqemi me veten.

Fazën e parë e mbyllët me dy gola, sa premtoni deri në fund?

E rëndësishme është që golat t’i shërbejnë skuadrës dhe të marrim pikët. Detyra ime është që të shënoj dhe me këtë mision do të zbres në fushë nga nesër (sot).

Egnatia ka shansin që të shkëputet, pas “dhuratës” që morët nga Besa-Lushnja…

Nuk na lejohet të gabojmë, ndaj në fushë do të zbresim vetëm për fitore. Nëse ajo shoqërohet edhe me shkëputje, aq më mirë. Elbasani vërtet është në fund, por nuk duhet nënvlerësuar. Ne duam të ngjitemi dhe aktualisht kemi bërë vetëm gjysmën e rrugës. Nëse qëndrojmë me këmbë në tokë deri në finish, do t’ia dalim.

Related posts

E FUNDIT/ Tottenhami konfirmon goditjen e rëndë

Delo.autor

ASTON VILLA-MANCHESTER UNITED/ Pas një pasimi nga Fernandes, Pogba shënon me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ LAZIOS/ Buzëqesh trajneri Inzaghi, merr lajmin e madh nga Argjentina

Delo.autor

Leave a Comment