Futboll Seria A Sport

MILAN-CROTONE/ “Kuqezinjtë” kërkojnë fitoren për të rimarrë përsëri kryesimin e renditjes (FORMACIONET ZYRTARE)

Milani luan duke filluar nga ora 15:00 me Krotonen në “San Siro”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21 në Serinë A. Kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në shtëpi, për të rimarrë përsëri kryesimin e renditjes, i cili tani mbahet nga Interi, pas fitores së zikaltërve ndaj Fiorentinës dy ditë më parë.

Pritej titullar , por mesfushori Ismael Benaser nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme. Lojtari kishte shfaqur probleme gripale dhe për këtë arsye Pioli nuk e ka grumbulluar për sfidën e sotme. Përveç algjerianit, jashtë për shkak dëmtimesh janë edhe Tonali, Diaz dhe Kjaer.

Në këtë mënyrë, Pioli është përsëri me zgjedhje të reduktuara për formacionin, ndonëse luajnë përballë vendit të fundit në tabelë.

Për sa i përket formacionit, trajneri kuqezi do i besojë nga minuta e parë dy afrimeve të janarit, Tomori në mbrojtje dhe Meite në mesfushë.

Çalhanoglu nuk është ende në formë e tij më të mirë, dhe Pioli ka menduar të vendosë Leaon pas Ibrës në sulm, i mbështetur nga Rebiç dhe Salemekers nga krahët.

FORMACIONET ZYRTARE:

Related posts

MANDAT TJETËR NË FSHF/ Armand Duka: Deri kur të humbas kënaqësinë (VIDEO)

Delo.autor

Kthehet në shtëpinë e varfër të fëmijërisë, Neymar shpërthen në lot (VIDEO)

Sadik.Autor

Publikohet VIDEO kur McGregor i LUTET Khabibit mos e godasë, zbulohen fjalët…

Isa.Autor

Leave a Comment