Futboll Sport

Kamza shijon mbijetesën dhe “thumbon” Vllazninë

Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së fundit të Kategorisë Superiore ku siguroi mbijetesën, Kamza nuk ka vonuar të humbojë kundërshtarët, veçanërisht Vllazninë, që fitoi me goleadë ndaj Skënderbeut. Përmes një postimi në Facebook në faqen zyrtare të klubit, shkodranët dhe korçarët janë thumbuar për rezultatin e prodhuar në fushën e Korçës.

“Mirë shkodranët, po korçarët e harruan festën e titullit?

Mos vallë e kishin mendjen dhe ata në Tiranë?

Estrada e kësaj Superlige më në fund mbyllet dhe Kamza është sërish vitin tjetër aty ku e meriton.

Futboll i pastër, me meritë dhe djersë, pa hapje portash.

Le të dalin tani të qajnë përpara kamerave Hamdia (Salihi) e Martina (Edi Martini) për djepin e ”tolerimeve”…

Drejtësia u vendos! Shihemi sërish vitin tjetër për të përfaqësuar denjësisht një qytet të tërë…”, mbyllet postimi i klubit.

Në javën e fundit të kampionatit, Kamza e mbylli në vend të shtatë, duke mposhtur Partizanin 1-0, ndërkohë që në Korçë, Vllaznia shënoi 5 gola që në fund nuk patën asnjë vlerë./EDS/

Related posts

DHUNA NË FUSHË/ Jepet PENALLTI në ’95, kamzalinjtë “vërshojnë” në fushë dhe GODASIN arbitrin (VIDEO)

F.autor

Starton ndeshja: Tirana dhe Teuta premtojnë spektakël në “Selman Stermasi”

Isa.Autor

Ultimatumi i presidentit të UEFA-s për Skënderbeun, situata u rëndua nga kërcënimet me vdekje

Sadik.Autor

Leave a Comment