Futboll Premier League Sport

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta mamaja e Klopp. Por trajneri nuk shkon dot në Gjermani, ja shkaku…

Mamaja e Jurgen Klopp është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, megjithatë tekniku i Liverpoolit nuk ka mundur të udhëtojë drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Kjo pasi Gjermania ka bllokuar hyrjen e personave nga Britania e Madhe, për shkak të situatës së rënduar nga koronavirusi dhe në këtë mënyrë Klopp është detyruar të mos fluturojë drejt vendlindjes për t’i dhënë lamtumirën e fundit mamasë së tij.

“Ajo ka qenë gjithçka për mua. Një mama e vërtetë, në kuptimin e plotë të fjalës. Si një e krishterë e devotshme, e di që ajo është në një vend më të mirë tani dhe për shkak të kohëve të tmerrshme që po jetojmë, nuk kam udhëtuar drejt Gjermanisë. Megjithatë sapo të lejohet qarkullimi, do t’i bëjmë një ceremoni përkujtimore të denjë për të”, u shpreh Klopp.

Ndërkohë edhe klubi i Liverpoolit i shprehu ngushëllimet trajnerit gjerman me himnin zyrtar “You will never walk alone”.

Related posts

PAMJET/ Aksidenti i frikshëm me 160 km/h, zbulohet gjendja shëndetësore e spanjollit Mark Markez

Delo.autor

SUPERIORE/ Ja renditja pas javës së dytë, ka surpriza…

Delo.autor

PROJEKTOHET SUPERSHKËMBIMI BARÇA-JUVE/ Ja lojtarët e përfshirë në të

Isa.Autor

Leave a Comment