Futboll Seria A Sport

”LARGOHU NGA UNË SE DO TË TË RRAH”/ Zbardhet kërcënimi i drejtorit të Juventus ndaj drejtuesit të Inter

Sipas asaj që pretendon Interi është se Fabio Paratiçi kërcënoi Lele Orialin gjatë pushimit të pjesës së parë të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Italisë, Juventus-Inter: ”Largohu nga unë se do të të rrah, por “Zonja e Vjetër” e mohon atë. Përplasja midis Andrea Anjelit me Antonio Konten ishte vetëm një nga shumë përballjet që u zhvilluan gjatë Juventus-Inter mbrëmë.

Sipas burimeve të Interit të cituara nga e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, CEO i Juventusit, Fabio Paratiçi ishte gjithashtu i përfshirë në një përplasje me Lele Orialin.

“Më mirë të qëndrosh larg nesh, ose do të të rrah”, thuhet se Paratiçi i tha drejtorit teknik të Interit në tunel gjatë pushimit të gjysmës së lojës. Oriali thuhet se po përpiqej të “mbronte” lojtarët e tij duke paralajmëruar drejtuesit e Juventusit që të mos flisnin me lojtarët e Interit ose pjestarët e stafit.

Antonio Konte u tregoi gishtin e mesit drejtorit të Juventusit gjatë pushimit të pjesës së parë, por Inter pretendon se trajneri bëri një gjest të vrazhdë pasi kishte marrë fyerje dhe abuzime nga lojtarët dhe drejtuesit e Juventusit.

Sipas Juventusit mohojnë që Paratiçi ishte i përfshirë në çdo përplasje gjatë pushimit të gjysmës së lojës dhe këmbëngulnin që Konte shkoi shumë larg me protesta dhe një sjellje jo-sportive.

Related posts

Paul Scholes: Mourinho nuk i ka shpenzuar paratë siç duhet në transferimin e lojtarëve

Q.Autor

NUK HUMBËN/ BARÇA “bie” pas 72 ndeshjesh, zbuloni statistikën NEGATIVE në takimin kundër Tottenhemit

Isa.Autor

VAZHDON TË SHKËLQEJË NË KAMPIONATIN BJELLORUS/ Gol dhe festë, Bakaj dërgon Shakhtyorin në finalen e kupës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment