Futboll La Liga Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Po lejojnë qëllimisht PSG-në që të fitojë terren, ja strategjia e Manchester City-t për Messin…

Mançester Siti nuk ka hequr dorë nga gara për të firmosur me Lionel Mesin në fund të sezonit dhe është ende i interesuar për të siguruar shërbimet e kampionit të Barcelonës. Skuadra e Pep Guardiolës ishte favorite për të siguruar firmën e sulmuesit argjentinas verën e shkuar, kur ai shfaqi dëshirën për t’u larguar nga “Camp Nou”. Por, pasi Barcelona këmbënguli për të mos e lënë të lirë kapitenin 33-vjeçar, interesi i “Qytetarëve” u duk sikur u zbeh.

Nga ana tjetër, PSG nisi manovrat e saj për transferimin e tij dhe drejtori sportiv Leonardo, trajneri i ri Mauricio Poçetino, por edhe miqtë e Mesit, Nejmar dhe Angel Di Maria, bënë përpjekjet e tyre për ta joshur “Pleshtin” në Paris. Francezët mendohet se kanë ofruar 75 milionë euro këtë javë për të siguruar shërbimet e tij, por sipas “ESPN”, Siti është thjesht duke marrë kohën e tij dhe do të bëjë një lëvizje për Mesin gjatë muajit mars ose prill. Dhe burimet e tyre besojnë se kjo strategji e qetë e monitorimit të situatës së numrit 10 do t’i bëjë një përshtypje më pozitive lojtarit, i cili nuk e ka mohuar kurrë dëshirën që një ditë të punojë përsëri me Pep Guardiolën. Njëri prej tyre tha: “PSG po bën një gabim me strategjinë që po përdor.

Leos nuk i pëlqen e gjithë zhurma në media, madje akoma më pak lloji i komenteve që është bërë për të”. Një nga komentet që zemëroi edhe trajnerin e Barcelonës, Ronald Kuman, erdhi nga bashkatdhetari i Mesit, Di Maria, kur tha: “Ka një shans të madh që Mesi të vijë. Ne duhet të jemi të qetë dhe t’i lëmë gjërat në zhvillimin e tyre”. Por Kuman, skuadra e të cilit do të presë PSG-në në ndeshjen e parë të 1/ 8-ave të Champions-it javën e ardhshme, u kundërpërgjigj: “Kjo është një mungesë respekti. Është e gabuar të thuash një gjë të tillë dhe kjo vetëm e nxeh përballjen e Champions-it akoma më shumë. Nuk është e ndershme. Nuk mendoj se është e respektueshme ndaj Barcelonës që të flitet për një lojtarin tonë.

Ata flasin shumë për Leon. Ai është një futbollist i Barcelonës dhe ne kemi një ndeshje për të luajtur kundër tyre”. Siti nga ana tjetër, po përdor një strategji më pak agresive. Duke qenë se lojtari ka hyrë në 6 muajt e kontratës në “Camp Nou”, ai është i lirë që të negociojë me klubet e tjera nëse dëshiron. Në listën e të interesuarave, përveç Sitit dhe PSGsë është natyrisht edhe Interi.

Related posts

Arda Turan nuk gjen qetësi, ndëshkohet rëndë në Turqi

Sadik.Autor

FSHF “ngrin” nuk merr dot vendime, futbolli shqiptar në kolaps

Sadik.Autor

Konkurencë për Bayernin, Klopp do Malcolm te Liverpooli

Sadik.Autor

Leave a Comment