Futboll Seria A Sport

“IK BJERI B*THËS! FOL TANI, KO*E”/ Conte kapet mat, bën gjestin e pahijshëm ndaj Juventus pas ndeshjes (VIDEO)

“Fol tani ko…!” Kamerat nuk kishin se si të mos kapnin në fund të ndeshjes një Andrea Anjeli totalisht të irrituar, një festë agresive e shoqëruar edhe me fjalë të ashpra, të cilat janë kuptuar qartësisht, nisur edhe nga mungesa e maskës në fytyrë, në këtë periudhë pandemie. Ndërsa pas shpatullave të numrit një bardhezi përqafoheshin për arritjen në finale Fabio Paratiçi dhe Pavel Nedved, miliarderi torinez i lejoi vetes një shpërthim të paparë ndonjëherë prej tij, me sytë e drejtuar nga fusha, më saktë nga pankina e Interit. Me sa duket, të gjitha fjalët e tij të ashpra ishin rezervuar Antonio Kontes. Siç raportojnë burime nga klubi i Juventusit, të konfirmuara fillimisht nga gazetarët e rrjetit “RAI”, të pranishëm në impiant, situata mes Anjelit dhe Kontes është ndezur që në pjesën e parë.

Me sa duket, askush te juventinët, duke parë edhe reagimin që pati Bonuçi, nuk pranuan agresivitetin me të cilin Konte kërkonte një penallti inekzistente, në dëm të Lautaros, në kontaktin me Bernardeskin. Pas kësaj, duket se ofendimet që kanë vërshuar drejt Kontes kanë bërë që ky i fundit të bëjë një gjest, që siç raportohet, është tregimi i gishtit të mesit nga ana e tij, në drejtim të tribunës ku ndodhej Andrea Anjeli. E gjithë kjo ka bërë që nervozizmi të shpërthejë, edhe pse në distancë, që në fundin e pjesës së parë, por ai ka shpërthyer përfundimisht pas vërshëllimës së trefishtë: “Ik bjeri by… tani. Ko… etj., etj.”.

Gjithsesi, ajo që duket se ka acaruar gjithçka është fakti se pas pjesës së parë, situatën e ka ndezur vetë Antonio Konte, me klubin e Juventusit që ka bërë një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen në fund të ndeshjes: “Trajneri i Interit ka ofenduar presidentin dhe stafin drejtues bardhezi në fund të pjesës së parë. Kjo është e vërteta”.

Gjithmonë sipas rindërtimit të ngjarjes nga klubi bardhezi, konfirmohet gishti i mesit i nxjerrë nga Konte gjatë pjesës së parë të takimit, ndërsa nervozizmi i fundit të sfidës nuk ka përfunduar me Anjelin që shfrynte teksa zbriste nga tribuna. Përkundrazi, presidenti bardhezi dhe Konte kanë vazhduar që të lëshojnë vrer mes njëri-tjetrit edhe ndërsa shkonin drejt dhomave të zhveshjes respektive. Dhe kjo ngjarje konfirmon se “divorci” i vitit 2014 mes Juves dhe Kontes ka qenë gjithçka, përveçse paqësor.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ REALI “shuan” ëndrrat e INTERIT me një FOTO-MESAZH

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Pas 14 minutash lojë, Griezmann zhbllokon sfidën ndaj Ferencvaros me një finte (VIDEO)

Delo.autor

U “KURORËZUA” KAMPION I EUROPËS/ Heroi Salah pas triumfit: Të jesh egjiptian dhe të arrish këtu…

Delo.autor

Leave a Comment