Futboll Seria A Sport

U LARGUA I MËRZITUR NGA FUSHA/ Zbulohet shkalla e dëmtimit të Hysaj, Roma insiston për mbrojtësin kuqezi

Në fillim një karton i verdhë, më pas një zëvendësim në fundin e pjesës së parë. Elseid Hysaj u largua nga fusha gjatë sfidës kundër Atalanta i trishtuar, aq sa nuk i dha dorën as Rrahmanit, zyrtarisht nuk kemi të bëjmë me një zëvendësim taktik nga ana e Gattuso por më një dëmtim. Ka qenë vetë klubi i Napolit që saktësoi me anë të një komunikate për mediat se bëhet fjalë për një tërheqje muskulore në puplën e majtë. Për Gattuson do të thotë një shqetësim më shumë përpara sfidës kundër Juves.

Hysaj
Pjesa e mbetur e këtij sezoni pritet të jetë shumë e rëndësishme për Hysaj, anësori kuqezi kërkon të jetë në fushë për të treguar se sa vlen në një kohë kur në fund të sezonit do të largohet nga Napoli. Hysaj ka shumë admirues, edhe në Serie A, ku në skenë së fundmi ka dalë sërish ekipi i Romës. Agjenti i tij, Mario Giuffredi, ishte në një takim me drejtorin e Romës, Tiago Pinto ku temë diskutimi ishte jo vetëm rinovimi i Veretout por dhe mundësia për të transferuar mbrojtësin shqiptarë në kryeqytet.

Related posts

SHORTI I CHAMPIONSIT/ Uzuni kundër Messit dhe Ronaldos, Inter peshkon Real e Madrid

Delo.autor

LËSHON DEKLARATËN E BUJSHME/ Ish-sulmuesi Vieri: Inter do të fitojë në Torino dhe Juventus nuk do të luajë në…

Delo.autor

Po spikat te Fiorentina, Federico Chiesa drejt Premier League-s

Sadik.Autor

Leave a Comment